Nën drejtimin e Lidhjes Rajonale të Futbollit të Prishtinës, shumë gjyqtarë të rinj i janë nënshtruar testit teorik.
Pas katër muajsh ligjërata dhe punë praktike, 38 gjyqtarë të rinj janë testuar në baza teorike për kategorinë katër – gjyqtarë fillestarë.
Prezent në këtë sesion ishte edhe komisioni nga Federata e Futbollit të Kosovës.
Ndryshe, regjioni i Prishtinës drejtohet nga Ismajl Ajeti dhe njëherit është regjioni më i madh në Kosovë.
Ky regjion përfshinë 46 shkolla garuese me nga tri gjenerata si dhe administron edhe ligën e tretë regjionale.