Xhiro e 31-të në BKT Superligë fillon sot me tri super ndeshje që janë në program

Sot (e mërkurë) janë në orar për t’u zhvilluar tri ndeshje interesante në kuadër të javës së 31-të në BKT Superligën e Kosovës.

Kampioni elitar i Kosovës ka hyrë në një fazë të nxehtë dhe klubet tashmë luftojnë më shumë se kurrë për të përmbushur objektivat e tyre të sezonit.

Kështu, pritet të ndodh edhe sot, ku janë në orar tri ndeshje, në të cilat më shumë luftohet për t’u siguruar mbijetesa.

Ndeshja më interesante padyshim së do të zhvillohet në Gjilan, ku ekipi me emrin e qytetit e pret rivalin e vjetër, Prishtinën.

Takim i fortë pritet të jetë edhe në mes të dy skuadrave, Drenicës dhe Ulpianës, të cilat luftojnë për mbijetesë.

Në takimin e fundit, por jo nga rëndësia, Dukagjini është nikoqir i Feronikelit, të rënë tashmë edhe matematikisht nga Superliga.

Të gjitha ndeshjet pritet të fillojnë me orarin e ri, nga ora 15:00.

Benzema flet për penalltinë e shënuar në stilin panenka

Guardiola: Pas kësaj paraqitje spektakolare, nuk më intereson shumë rezultati