Icardi: Real Madrid? Jo, jam mirë te Interi

Mauro Icardi ka vendosur për të ardhmen dhe e ardhmja e tij do të jetë zikaltër. Sulmuesi i Interit e ka konfirmuar lajmin për “Canal Plus”, duke i treguar edhe arsyet e vendimit.

“I kam refuzuar mundësitë tjera, sepse Interi është njëri ndër klubet më të mëdha në botë. Unë dua të luajë dhe ta ndihmojë klubin me gola, pavarësisht se ku është Interi”, ka thënë Icardi.

Atë së fundmi e ka kërkuar me ngulm Real Madridi, por për Icardin Interi ka diçka më shumë. /Gazeta Olle