Roma e ka fituar derbin lokal kundër Lazios me rezultat të ngushtë 2:1, pas një ndeshje emocionuese deri në minutat e fundit.
Juan Iturbe shënoi për Romën ndërsa shifrat i barazoi Gjorgjeviq.
Megjithatë, në minutat e fundit Yanga Mbiwa realizoi golin e dytë dhe të fitores për verdhekuqët, që ia rrezikojnë kështu në maksimum plasmanin në Ligën e Kampionëve Lazios.