35 paraqitje për Kosovën, rrugëtimi i veçantë i Samir Ujkanit

16 vite karrierë profesionale për ish-kapitenin e Kosovës tashmë, Samir Ujkanin. Ai ka njoftuar nëpërmjet një postimi emocional në “Instagram” se është tërhequr nga futbolli.

Mirëpo cili ishte rrugëtimi i Ujkanit ndër vite?

Hapat e parë si futbollist profesional, Ujkani i mori në verën e vitit 2007 pasi largua nga ekipi U19 i Anderlechtit për të vazhduar në Palermo në Itali.

Gjatë karrierës së tij, Ujkani ka luajtur për shumë skuadra, shumica prej tyre në Itali. Ai ka qenë pjesë e Palermos, Novaras, Chievos, Genoas, Latinas, Pisas, Cremoneses, Rizesporit, Torinos dhe Empolit. Pjesë e Empolit, Ujkani ishte edicionin e fundit.

Si senior, Ujkani debutoi më 26 prill të vitit 2009 ku ishte portier i skuadrës së Palermos dhe luajti në ndeshjen kundër Milanit.

Paraqitja ndaj Lazios në javën e fundit të edicionit 2022/2023 të Serie A ishte e veçantë për portierin Ujkani, pasi ishte e fundit për të. Ai regjistroi paraqitjen e 50-të në një prej kampionateve më të forta në Evropë, Serie A.

Ujkani fillimisht ka qenë pjesë e Kombëtares së Shqipërisë për të cilën ka pasur 20 paraqitje mirëpo pas pranimit të Kosovës në FIFA dhe UEFA ai u bashkua me Dardanët, ku ka regjistruar 35 paraqitje.

Kosova pa Ujkanin, do të ketë tri ndeshje gjatë këtij muaji. Të parën do ta ketë kundër Izraelit më 12 nëntor, pastaj me Zvicrën më 18 nëntor dhe më 21 nëntor kundër Bjellorusisë. /Gazeta Olle/

Muslija në super formë, shënon gol spektakular në Kupën e Gjermanisë

Fisnik Asllani vendimtar, shënon golin e fitores në Kupën e Austrisë