Galliani në Madrid, shkak Manxhukiq

Në pritje të trajnerit të ri, me ëndrrat për kthimin e Carlo Ancelottit, drejtuesit e Milanit kanë udhëtuar drejt Madridit për ta bërë goditjen e madhe të afatit kalimtar.

Sipas “Gianlucadimarzio.com”, Adriano Galliani do të takohet me sulmuesin e Atletico Madridit, Mario Manxhukiq, të cilin tenton ta transferojë në qershor.

Nëse nuk arrijnë marrëveshje me Manxhukiqin, Milani do të tentojë për sulmuesin e Portos, Jackson Martinez. /Gazeta Olle