“Zukanoviç, 50% i Interit”

Ervin Zukanoviç me shumë gjasë do të jetë përforcimi i parë i Interit në afatin kalimtar të qershorit. Drejtuesit zikaltër kanë vendosur një takim me krerët e klubit të Chievos, për të diskutuar për Zukanoviçin dhe Ecequiel Schelotton.

“Mund të them që Zukanoviç është 50% i Interit. Ka mbetur marrëveshja ndërmjet kluebeve, pasi që Chievo po e kërkon kartonin e plotë të Schelottos për ta lëshuar Zukanoviçin”, deklaroi agjenti i boshnjakut për “FCInternews”.

Zukanoviç pritet të jetë vetëm njëri prej shumë futbollistëve që pritet të vijnë në verë te Interi, pasi që Roberto Mancini ka kërkuar ndryshime të mëdha. /Gazeta Olle