Juventus-Barcelona, zyrtarizohen fanellat e finales

Janë zyrtarizuar fanellat me të cilat Juventusi dhe Barcelona do të zbresin në fushën e Berlinit, për të diskutuar trofeun e madh të Ligës së Kampionëve për edicionin 2014/15.

Një gjë të tillë e ka bërë Barcelona përmes faqes zyrtare në Twitter, që ka shkruar se të dy skuadrat do të luajnë me fanellat e tyre tradicionale, të cilat nuk paraqesin ndonjë problem pasi që janë krejtësisht të ndryshme me njëra-tjetrën.

Ndeshja e 6 qershorit në Berlin drejtohet nga gjyqtari turk, Cenyet Çakir. /Gazeta Olle