Nuk ka fitore për Man Utd, barazojnë në udhëtim te Crystal Palace

Manchester Unitedi nuk ka arritur më shumë se një barazim 0-0 në udhëtim te Crystal Palace në ndeshjen e vlefshme për javën e 29-të në Ligën Premier.

Djajtë e Kuq kanë marrë edhe barazimin e dytë radhazi, pas atij në fundjavë ndaj Chelseat.

Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me lojë dhe qarkullim më të mirë të Unitedit, por pa pasur sukses ta gjejnë golin.

Nemanja Matic (13’) dhe Marcus Rashford (17’) patën rastet më të mirë, por nuk i konkretizuan dhe skuadrat shkuan në pushim baras 0-0.

Në pjesën e dytë, u zhvillua lojë më e barabartë nga të dyja skuadrat, por kësaj radhe pa pasur raste ideale.

Kështu, pas 90 minutave lojë të dy skuadrat u desh të pajtohen me nga një pikë apo një barazim pa gola 0-0.

Pas këtij barazimi, Unitedi e sheh veten në pozitën e dytë me 50 pikë, ndërsa Crystal Palace zë vendin e 13-të me 33 pikë.

Në ndeshjen e radhës, Djajtë e Kuq udhëtojnë te rivalët e Manchester Cityt, ndërsa londinezët luajnë ndaj rivalëve lokal të Tottenham Hotspur. /Gazeta Olle/