Legjenda shqiptare, Lorik Cana ka bërë një urim të veçantë me rastin e 13 vjetorit të pavarësisë së Kosovë.
Ish-kapiteni i Kombëtares shqiptare ka shfrytëzuar llogarinë e tij në Instagram që t’i urojë të gjithë shqiptarët për ditëlindjen e 13-të të Kosovës.
Gjakovari ka uruar Kosovën për 13 vjetorin e pavarësisë, ndërsa ka uruar që së shpejti vendi ynë të jetë aty ku duan gjithë shqiptarët.
“Urime të gjithë Shqiptarëve 13 vjetorin e pavarësisë së KOSOVËS … Rrnofsh sa Malët tona dhe sa më shpejti aty ku dojmë ne”, ka shkruar Cana në llogarinë e tij në ‘Instagram’. /Gazeta Olle/