Tragjedi në Ukrainë, dy futbollistë kanë humbur jetën dhe dy të tjerë janë shpallur të humbur

Lufta e shkaktuar nga Rusia drejt Ukrainës nuk po kursen askënd, ku së fundmi dy futbollistë janë vrarë si pasoj e përplasjes ushtarake të dy shteteve.

Sergij Shestak, 33 vjeç dhe Bohdan Semençuk, 28 vjeç, janë dy viktimat e fundit nga bota e sportit si pasojë e kësaj lufte.

Shestak ishte sulmues që luante me skuadrën e ligës amatore, Çerkasi Kosaks, i cili u vra në betejën e Volnovakha, në lindje të Ukrainës.

Shemençuk luante gjithashtu në ligën amatore, për skuadrën e Sluç Berezne. Ai u vra në një betejë afër Kievit.

Gjithashtu dhe dy futbollistë të tjerë janë raportuar të humbur. Rodion Plaska, 20 vjeç, i cili nuk është parë që nga 5 marsi dhe Juri Tsapij, i cili së bashku me familjen e tij, janë të humbur që nga 27 shkurti./PS/

Berisha: Ramiz Sadiku synon finalen e Kupës, në gjysmëfinale preferojmë këtë skuadër

Shakohoxha qetëson shqiptarët: Dënimi për 10 vite nga UEFA është gënjeshtër me bisht, fajin e ka RTSH