Kërcënon ish-kryetari i ‘Forcës’

Ish-kryetari i tifozëve vushtrrias “Forca” Samir Asllani, ka reaguar ashpër me ish-lojtarët e Vushtrrisë, të cilët tani luajnë për Hajvalinë, duke i kërcënuar në këtë mënyrë.

“Gjithmon kemi qenë mirënjohës për ata që shkruajtën historin në futbollin e Vushtrrisë, duke filluar prej Jeton Sadikut, Labinot Demit, Abdullah Kelmendit, Ismet Munishit, Bekim Shotanit.

I gjithë stafi i klubit, së bashku me futbollistët që veshën fanellën që e shkruajtën historinë me Vushtrrinë! Por në anën tjetër kurr nuk do ta harrojm kurr nuk do tia falim Hajvalis dhe disa futbollisteve te Hajvalis per sharjet fyrjet qe i ban kundër futbollistëve të Vushtrrisë, dhashtë Zoti e takohemi edhe njëherë në Vushtrri!”, deklaroi Asllani.