32 skuadra, 4 vazo: Si janë të ndara skuadrat para shortit në Ligën e Kampionëve

Pas ndeshjeve të play-offit të mërkurën, janë kompletuar 32 ekipet që do të marrin pjesë në edicionin 2021/22 të Ligës së Kampionëve.

Shorti i fazës grupore në Ligën e Kampionëve do të hidhet sot në orën 18:00 në Stamboll të Turqisë.

Shorti i fazës grupore është një prej ngjarjeve më interesante në futbollin evropian, pasi tifozët nga i gjithë kontinenti e kuptojnë se me cilat ekipe do të përballet skuadra e tyre e zemrës.

Cilat ekipe 32 janë në shortin e fazës grupore?

Janë 32 ekipe fantastike që do të luftojnë për tgrofeun e çmueshëm evropian dhe ato fillimisht do të ndahen në tetë grupe me nga katër skuadra, bazuar në renditjen e tyre. Ekipe nga i njëjti vend nuk lejohen në të njëjtin grup.

Katër vazos e shortit janë si në vijim:

Vazo 1: Chelsea, Villarreal, Atletico Madrid, Manchester City, Bayern Munich, Inter, Lille dhe Sporting CP

Vazo 2: Real Madrid, Barcelona, Juventus, Manchester United, Paris Saint-Germain, Liverpool, Sevilla dhe Borussia Dortmund

Vazo 3: Porto, Ajax, Shakhtar Donetsk, RB Leipzig, RB Salzburg, Benfica, Atalanta dhe Zenit Saint Petersburg

Vazo 4: Besiktas, Dynamo Kyiv, Club Brugge, Young Boys, AC Milan, Malmo, Wolfsburg dhe Sheriff Tiraspol.

Ronaldo dhe agjenti i tij prezantojnë planin e Manchester Cityt te Juventusi

Nuk ishte në planet e klubit të Giresunsporit, mësohet lëvizja e fundit e Esat Malës