Suarez e kalon coronavrisuin pas 18 ditësh izolim, poston video emocionuese nga takimi me fëmijët e tij

Luis Suarez ka qëndruar jashtë fushave të blera për rreth tri javë, pasi ishte infektuar me coronavirus.

Sulmuesi uruguaian i Atletico Madrid rezultoi pozitiv me COVID-19 më 16 nëntor dhe deri më 4 dhjetor qëndroi i izoluar.

Sigurisht që karantinimi për të nuk ka qenë i lehtë, pasi përveç se është dashur të jetë jashtë fushave të blerta ai nuk ka pasur kontakt as me familjen e tij.

Uruguaiani ka postuar një video emocionuese pas daljes nga karantina, në momentin që është takuar me tre fëmijët e tij.

Suarez shihet i emocionuar teksa përqafon fëmijët, por që nuk mund t’i mbajë as lotët.

“Nuk kam fjalë. Ata janë gjithçka në jetën time që dua”, ka shkruar Suarez në videon e publikuar në profilin e tij në Instagram.

Kjo video e sulmuesit uruguaian është bërë virale, pasi është shumë emocionuese dhe është pëlqyer jashtëzakonisht shumë.