Vushtrria merr pikët jetike, i afrohet Dritës

Vushtrria ka marrë tri pikë të reja, duke mposhtur 2:0 Gjilanin në stadiumin ‘Ferki Aliu’.

Daut Maxhuni dhe Bajram Zuqaku shënuan golat në pjesën e parë.

Me këtë fitore Vushtrria i afrohet Dritës në vetëm një pikë, por që mbetet në pozitën e parafundit.

 

Kronika

Vushtrria – Gjilani 2:0

90+2′ Mbyllet ndeshja. Vushtrria fiton 2:0

90′ Edhe dy minuta shtesë, Vushtrria pranë fitores së dytë këtë vit.

84′ Haxhimusa rast të mirë në minutën e 84-të, por gjuajtja e tij shkoi jashtë.

80′ 10 minuta deri në fund, Gjilani po luan më mirë, por nuk po arrin të shëonjë. Në anën tjetër, Vushtrria më shumë po kërkon ta mbrojë rezultatin.

67′ Ridvan Beqiri e shpëtoi skuadrën e Vushtrrisë. Alban Rexhepi pati rast të qind për qind, por nuk arriti ta mposhtë portierin vushtrrias.(22).

52′ Lulëzim Neziri, rrezikoi për Vushtrrinë në minutën e 51-të, por gjuajtja e tij shkoi jashtë.

48′ Minuta e 48-të, Shkëmbim Salihu gjuajti bukur me të majtën, por edhe më bukur intervenoi Beqiri.

45+1′ Mbyllet pjesa e parë, Vushtrria në epërsi 2:0.

45′ Betim Haxhimusa lëshon rast ideal për Gjilanin, por gjuajti mbi portë.

42′ GOL: Bajram Zuqaku shton epërsinë e Vushtrrisë, 2:0.

27′ GOL: Daut Maxhuni shënon për 1:0.

– 15′ Ende pa ndonjë rast ideal, mbetet 0:0

– Ka nisur ndeshja