Liga e Evropës – fitojnë Roma e Napoli

Ndeshje interesante janë zhvilluar sonte në kuadër të fazës grupore të Ligës së Evropës.

Disa ndeshje janë zhvilluar nga ora 18:55, derisa 11 sosh janë zhvilluar nga ora 21:00.

Në ndeshjet e orarit të dytë, nuk ka pasur ndonjë befasi të madhe derisa favoritët nuk kanë zhgënjyer.

Roma mundi rumunët e Clujit 2:0 në udhëtim.

Napoli i Gennaro Gattusos ka mposhtur skuadrën kroate Rijeka me rezultat të pastër 2:0 në shtëpi.

Fitore ka regjistruar edhe Tottenhami i Jose Mourinhos me rezultat të thellë, 4:0 ndaj Ludogoretsit.

Rangers ka barazuar 2:2 me Benficën, derisa Bayer Leverkuseni e ka mposhtur Hapoel Beer Shevën me rezultat, 4:1.