Etrit Berisha synon ta ndalë edhe Interin me Torinon e tij

Etrit Berisha debutoi me fanellën e Torinos, duke luajtur si titullar në sfidën që përfundoi në barazim pa gola ndaj Bolognës në transfertë dhe duke shfrytëzuar maksimalisht dëmtimin e portierit titullar Vanja Milinkovic-Savic.

Gardiani kuqezi bindi jo pak trajnerin Juric dhe pritet të konfirmohet titulalr edhe këtë fundjavë ndaj Interit, pavarësisht rikuperimit apo jo të Milinkovic-Savic, teksa ka folur edhe për kanalin e klubit “granata” në prag të transfertës.

“Unë kam punuar gjithmonë për të pritur shansin tim dhe tani dua të tregoj veten në fushë, duke mbajtur sa më gjatë vendin e titullarit”.

“Ndaj Interit na pret një sfidë shumë e vështirë, por të gjithë e dinë që edhe Torino është një kundërshtar i fortë. Çdo ndeshje është ndryshe nga të tjerat, por ne jemi gati të japim maksimumin edhe ndaj zikaltërve”, u shpreh Torino.

U dëmtuan në derbi nga gjyqtarët, reagon Zymberi i Dritës: Nuk dua të besoj se VAR ndërhynë vetëm kur duan ata

Roma fiton në udhëtim te Vitesse, të gjitha rezultatet në Ligën e Konferencës