3:1, Reali gëzohet e frikësohet

Real Madridi e ka mposhtur Malagan 3:1 për të qëndruar edhe më tej afër Barcelonës në krye të La Ligas në dy pikë.

Golat për madrilienët i shënuan Sergio Ramos, James Rodriguez dhe Cristiano Ronaldo ndërsa për mysafirët shënoi Juanmi.

Megjithatë, lajm i keq për Realin është se dy futbollistët kyç, Gareth Bale dhe Luka Modriç, kanë pësuar lëndime serioze.