3 fitore në 3 ndeshje, Megzon Visoka tregon se çfarë ndryshoi tek A & N?

A&N arriti edhe fitoren e tretë rradhazi me Megzon Visokën në krye të shtabit teknik, raporton Gazeta Olle.

Prizrenasit po kalojnë një formë fantastike qysh prej kur pjesë e skuadrës është bërë trajneri i ri.

Sot, ata fituan ndaj skuadrës së rrezikshme të Malishevës, duke i rrëzuar këta të fundit nga pozita e parë në tabelë.

Pas ndeshjes, trajneri dha një intervistë për Gazetën Olle, duke treguar qelësin e suksesit, objektivat, por edhe gjërat e tjera.

Çfarë ndryshove tek skuadra që A & N të hynte në këtë formë spektakolare?

Pershendetje juve dhe te gjithe lexuesve te Gazeta Olle. Fillimisht dua te them se jam shume i lumtur me menyren se si ka filluar avantura ime tek klubi A&N. Tek skuadra realisht nuk kam bere shume ndryshime sepse jane po keta te njejtit futbolliste qe ishin edhe para se te shkoja une aty. Ajo qe une bashkarisht me asistentet e mi kemi ndryshuar eshte kryesisht aspekti taktik , ne strategjin e lojes ne menyren se si duhet te sulmojme si duhet te mbrohemi. Futbollistet detyrat e dhena nga une dhe stafi teknik i kane zbatuar relativisht mire dhe si pasoje e angazhimit dhe diciplines se tyre edhe kemi arrite keto 3 fitore nen drejtimin tim.

A ishin të lumtur futbollistët pas fitores së sotme ndaj Malishevës?

Normalisht qe futbollistet ishin shume te lumtur me fitoren e arritur sot ne Malisheve , sepse perballe kishim nje nder skuadrat me te forta te ketij grupi. Angazhimi , diciplina taktike dhe karakteri qe ata treguan ne ndeshjen e sotme jane per qdo lavdate dhe jane faktoret kryesore qe morren 3 pike shume te merituara.

A besoni që mund të garoni për Superligë në pranverë?

Objektivi yne eshte qe te luftojme ne secilen ndeshje , ta vleresojme secilin kundershtare , dhe pastaj ndeshje pas ndeshje do ta shohim se ku jemi. Mirpo duke e pare cilesine qe ka brenda skuadres them me bindje te plote se do te jemi nje skuader mjaft konkuruese.

A janë të kënaqur presidenti dhe kryesia me punën tënde?

Realisht presidenti dhe kryesia e klubit skane si te mos jene te kenaqur me rezultatet e arritura , edhe pse per kete duhet ti pyetni ata. Mirpo une jam shume i lumtur qe kam nje president fantastik siq eshte z.Agim Buduri.

A ke skuadër më të mirë tani tek A&N apo e ke pasur tek Vitia?

Ne pyetjen tuaj te fundit nuk mund te pergjigjem dhe te beje dallime , tek klubi i ri kam gjetur nje grup me futbolliste shume te mire me shume eksperience por mbi te gjitha nje grup me djem shume korrekt. Une me te vertete kam kaluar nje periudhe te shkurter por shume te mire tek Vitia dhe kam pasur nje mardhenie te jashtezakonshme me futbollistet , te cilet dua ti pershendes dhe uroje sukses ne vazhdim – përfundoi Visoka.