Zyba: Nuk largohem nga Prishtina pa e bërë kampione!

Prishtina e ka fituar Kupën e Kosovës për këtë edicion.

Në finalen e madhe, Prishtina shënoi fitore 1:0 ndaj Ballkanit, shkruan Gazeta OLLE.

Ishte Oto John ai që shënoi golin e vetëm në këtë ndeshje.

“I falenderoj Dallkut për besimin dhe ky trofe ia dedikojë atij. Për mua të fitohet një finale në këtë moshë është mjaft mirë dhe shpresojë të dalë në Evropë”.

“Aktualisht do të vazhdojë me Prishtinën ku shpresojë t’i bëjë edhe kampion”, tha Zyba.

Është ky trofeu i shtatë i fituar nga Prishtina në kuadër të Kupës së Kosovës.

Me Kupën e fituar, Prishtina siguron edhe daljen në Evropë, ku do të luajë në parakualifikime të Ligës së Evropës.

(Foto: Hlimi Veliu, Gazeta Olle)