FC Vushtrria bëhet me kryetar të ri (FOTO)

Vushtrria ka mbajtur Kuvendin e saj të rregullt, i cili solli ndryshime të mëdha në udhëheqjen e klubit.

Ish-kampioni i vitit 2014, prej sot do të drejtohet nga një kryetar i ri.

Fillimisht nga pozita e kryetarit dha dorëheqje, Faruk Haradinaj, të cilin e falënderoi klubi.

“Ju njoftojm se ka dhënë dorëheqje nga pozita e kryetarit të klubit futbollistik Kosova Vushtrri z. Faruk Haradinaj. Përmes ketij postimi dëshirojmë publikisht të falënderojmë për kontributin e dhënë sepse erdhi në rrethana shumë të vështira dhe po e lenë klubin të organizuar dhe me ambicie për rikthim në Superligën e Kosovës. Ndërsa pas mbledhjes se Kuvendit ju informojm se me vota unanime nga kuvendarët e pranishëm është aprovuar doreheqja e z Faruk Haradinaj”, thuhet në komunikatën për media të Vushtrrisë.

vushtrria

Më pas, kuvendarët zgjodhën kryetarin e ri, i cili është Naser Imeri.

“Ndërsa në rendin e ri të ditës ishte votimi i kryetarit të ri të klubit, i cili me shumicë votash pro (asnjë votë kundër) kryetar i ri i klubit është zgjedhur z. Naser Imeri pronari i kompanisë, Ariani Company”, thuhet më tej në njoftim.

vushtrriaa

 

Bashkë me të janë zgjedhur edhe anëtarët tjerë të Bordit si: Mexhit Merovci, Vllazrim Zariqi,  Jeton Mehmeti (Kinezi), Shpëtim Zhegrova, Ridvan Beqiri, Naim Ferizi dhe Valdet Dallku.

Vushtrria garon në Ligën e Parë, derisa në sezonin e fundit nuk arriti të përmbush pritshmërinë, të cilat ishin zënia e barazhit.

vushtrria vushtrriaa