Vjen konfirmimi nga menaxheri i Ronaldos, zbulon bisedën me yllin portugez

Mediat spanjolle dhe portugeze kanë raportuar sot për pakënaqësitë e reprezentuesit portugez me zyrtarët e klubit madrilen.

E gjithë kjo pasi sipas meidave atij nuk i doli në ndihmë klubi në momentin që akuzohej për evazion fiskal, gjegjësisht shmangies së pagimit të tatimit në të ardhurat që kapin vlerën prej 15 milionë euro, transmeton Telegrafi.

ronaldo

Por, në orët e mbrëmjes madrilenët kanë kontaktuar agjentin e lojtarit Jorge Mendes rreth lajmeve të fundit.

“Është një moment acarimi, ai është paksa i hidhëruar acaruar. Nuk ka vend për shqetësim, do të flasim kur të kthehet nga angazhimet me kombëtaren”, mësohet t’i ketë thënë Mendez zyrtarëve të Realit.

ronaldo

Ky i fundit thuhet se i ka dhënë ultimatum portugez që të zgjedh të ardhmen pasi që Zinedine Zidane dëshiron të dijë se me kë do të fillojë sezonin e ardhshëm.

Ndryshe, Ronaldo ka fituar dy tituj të ligës spanjolle dhe tre herë Ligën e Kampionëve.

ronaldo_3009getty_875