Sot luhen dy ndeshje interesante në basketbollin vendor, vëmendja në Gjakovë

Sot nis java e 22-të në Prince Caffe Superligë, që është pjesa finale e kampionatit, e që pritet të jetë shumë interesante.

Sfida e parë do të zhvillohet ndërmjet Vëllaznimit dhe Pejës, ku atmosfera në Gjakovë si gjithmonë pritet të jetë e jashtëzakonshme.

Kuqezinjtë janë në vendin e pestë me nëntë fitore e 12 humbje, kurse verdhezinjtë ndodhen në vendin e dytë me 15 fitore e gjashtë humbje.

Takim shumë i rëndësishëm shihet ai mes Bashkimit dhe Golden Eagle Yllit, që po ashtu zhvillohet sot.

Prizrenasit janë në vendin e gjashtë me tetë fitore e 13 humbje, kurse therandasit në pozitën e katërt me 12 fitore e nëntë humbje.

Prince Caffe Superliga-Java 22

E shtunë

17:00 Vëllaznimi – Peja

19:00 Bashkimi – Golden Eagle

/Gazeta Olle/

Konkurrentët për titull në Superligën e Kosovës luajnë në udhëtim, kush është favorit?

Infantino thotë se nuk do të ketë kartonë të kaltër në futboll