Norvegji – Kosovë, bukuroshet shqiptare përkrahën lojtarët tanë

Kosova U21 ka pësuar humbjen në ndeshjen e dytë në kuadër të Grupit E të kualifikimeve për Euro 2019 ndaj Norvegjisë në Drammen, me shifrat 5:0.

Rezultat i thellë  nuk e tregon pasqyrën reale të ndeshjes, ndonëse u vërejt se norvegjezët kanë kualitete dhe u treguan të rrezikshëm sidomos në topat në ajër. Kosova pësoi gol herët qysh në minutën e 3-të, kur Morten Thorsby shënoi me kokë pas harkimit të Ryerson nga krahu i djathtë.

Edhe goli i dytë i norvegjezëve erdhi nga loja në ajër. Në minutën e 3të Odegaard harkoi nga këndorja, derisa shtatlarti Martin Samuelsen e dërgoi me kokë topin në rrjetë.

Kjo epërsi e hershme e norvegjezëve nuk ndikoi në moralin e lojtarëve tanë, të cilët u përpoqën maksimalisht të kthehen në rezultat.

Rastin më të mirë e patën në minutën e 36-të kur Kabashi nga gjysmëfusha e gjeti për mrekulli Valmir Sylejmanin, por ky nuk gjuajti sa duhet fuqishëm për ta mposhtur portierin Rossbach. Edhe pjesën e dytë Kosova e nisi shumë mirë dhe qysh në minutën e 47-të iu dha mundësia për të ngushtuar epërsinë pas një aksioni të shkëlqyeshëm, kur pas bashkëveprimit të Gashi dhe Celinës, ky i fundit e shërbeu në qendër të zonës Sulejmanin, por gjuajtja e tij shkoi përskaj portës.

Në minutën e 53-të ndodhi episodi që ndikoi dukshëm në rrjedhën e mëtejshme të ndeshjes, kur Besfort Kolgeci u ndëshkua me karton të kuq pas ndërhyrjes ndaj Samuelsenit.

Epërsinë numerike në fushë norvegjezët në vazhdim e shfrytëzuan maksimalisht duke shënuar edhe tre gola tjerë nëpërmjet Birk Risa (66’), Erlend Reitan (83’) dhe Hanche Olsen (86’).

kk

Do theksuar se edhe këtë herë përkrahja e bashkëatdhetarëve tanë që jetojnë në Norvegji, por edhe vendet tjera skandinave ishte e madhe.

Ndryshe, Kosova e humbi edhe ndeshjen e parë nga Irlanda me shifrat 1:0. /Gazetaolle.com