Munishi: Në fillim të sezonit me skuadër të re

Ismet Munishi e ka komentuar faljen nga FFK-ja dhe uljen e dënimit në te muaj.

Kjo i bie që ai mund ta marr drejtin e ndonjë skuadre që tani.

“Shumë kollaj mund të ndodhë që nga fillimi i sezonit të ardhshëm të jem në krye të ndonjë klubi, megjithëse kam oferta nga jashtë vendit, goxha larg nga këtu, por do ta shoh”.

“Ndoshta duhet të rri këtu trajner edhe pak dhe ta marr licencën profi dhe të vazhdoj jashtë”.

“Me licencën që e kam për momentin kam pasur oferta vetëm si zëvendëstrajner, dhe kjo pozitë nuk më përshtatet fort”, u shpreh ish-futbollisti i njohur për ‘Zërin’, i cili në fillim të karrierës si trajner ka fituar titull kampioni.