Mbyllet afati kalimtar për futbollistë, ja sa transfere u bënë

Është mbyllur sot afati kalimtar për futbollistë në Kosovë.

Zyrtari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Adem Qollakaj, ka bërë të ditur numrin e transfereve dhe procesin e afatit kalimtar.

“Gjithçka ka shkuar mirë. Janë 101 kërkesa për regjistrime të lojtarëve. Shumica prej tyre janë regjistruar edhe zyrtarisht si lojtarë të rinj nga klubet”, tha Qollakaj për Gazetën Olle.

Për qudi këtë herë, në ditën e fundit nuk ka pasur asnjë kërkesë.

Sipas Qollakajt, klubet kanë regjistruar me kohë edhe lojtarët e huaj.

fazliu