Kuç shënon golin e parë në ndeshje zyrtare me Malin e Zi

Mesfushori Edvin Kuç ka realizuar golin e parë në ndeshje zyrtare me Malin e Zi.

Futbollisti i Ballkanit kaloi Malin e Zi në avantazh kundër Lituanisë, në takimin e vlefshëm për kualifikimet për Kampionatin Evropian 2024.

Kuç dërgoi topin në rrjetë në minutën e tretë të përballjes me asistim të Stevan Jovetiqit.

Mali i Zi është në epërsi 1:0 ndaj Lituanisë.

Takimi mes Malit të Zi dhe Lituanisë është në kuadër të Grupit G. /Gazeta Olle/

Camavinga u lëndua me Francën – kjo është shuma që FIFA do ta paguaj Real Madridin

Vetëm 23 lojtarë për secilën skuadër pjesëmarrëse në Evropianin 2024