Kombëtarja u19 e Kosovës ka shënuar fitore të thellë në kualifikimet për “Euro 2024”.
Kosova u19 të shtunën në “Ta’ Qali” të Maltës që është nikoqire e grupit, mposhti thellë Ukrainën e kësaj grupmoshe me rezultatin 4:0. Elvir Gashijani realizoi dy gola.
Fillimisht shënoi në minutën e 22-të, ndërsa për 2:0 realizoi Eliot Bujupi. Gashijani e trefishoi epërsinë në minutën e 79-të.
Ukraina mbetet me tri pikë. Ndeshjen e fundit, “Dardanët” e rinj e zhvillojnë më 21 nëntor kundër Maltës. Dy vendet e para në grup kualifikohen në “Elite Round”.
Faza finale e turneut në Irlandën e Veriut zhvillohet prej 15 deri 18 korrik.