Gliha: Ballkani nuk duhet nënvlerësuar ndaj Dinamos, ka lojtarë cilësorë

Ish-selektori i Përfaqësueses së Kosovës në futboll, Primozh Gliha, ka folur për mediumet kroate para duelit të Dinamo Zagrebit me skuadrën e Ballkanit.
Kjo ndeshje vlerësohet vendimtare për Dinamon që të vazhdojë garat në Evropë, ndërsa gjasa për të kaluar fazën e grupeve ka edhe Ballkani.
Slloveni Gliha e sheh favorit kampionin e Kroacisë përball atij të Kosovës, duke pasur parasysh se Dinamo e ka detyrim kalimin në raundin tjetër të kësaj gare.

“Dinamo e ka synimin si detyrim dhe tani rrethanat kanë ndryshuar shumë. Kur jeni në krizë, fusha si vendas do të jetë një erë e madhe në shpinë. Ndeshjen e fundit të Dinamos në kampionat nuk e kam parë, por kam dëgjuar se nuk luajti mirë. Megjithatë për Dinamon ishte e rëndësishme fitorja”, ka thënë Gliha për sajtin kroat “Tportal”.

“I njoh lojtarët e Ballkanit, sepse dy prej tyre, Dellova dhe Zyba, janë reprezentues të Kosovës. Do ta kisha ftuar edhe Emërllahun, por ai ishte i lënduar. Këta dy janë lojtarë defensivë, të rinj por me shumë potencë. Sigurisht, Dellova do të ketë detyrë për ta ruajtur Petkoviqin. Por, duke pasur parasysh se janë të rinjë, atëherë te ata problem mund të jetë që të jenë shumë gjatë të koncentruar. Ndërsa, të gjithë e dimë se kush është Dinamo si dhe stadiumi ku i luan ndeshjet si vendas. Kështu që Dinamo do të duhet ta përgatit shumë mirë ekipin në aspektin psikologjik”, paralajmëroi Gliha.

“Sigurisht që Ballkani nuk duhet nënvlerësuar. Por e përsërisë, rrethanat tani janë ndryshe. Unë kisha një problem të ngjashëm kur luajtëm kundër Bjellorusisë, sepse më mungonin tre qendërsulmues. Kundër Zvicrës isha në një problem të ngjashëm. Kështu ishte edhe për Dinamon në atë ndeshjen e parë sepse nuk e kishte Petkoviqin. Tani e ka Petkoviqin, i cili di të shënoj gol, të pasoj topin dhe të asistoj”, është shprehur Gliha. /Gazeta Olle/

Ronaldo arrin shifrën e 50 golave të shënuar në vitin 2023

Broja: Dëmtimi më ndryshoi mendërisht, tani dua të shpërthej