Florent Hadërgjonaj huazohet në Huddersfield (FOTO)

Florent Hadërgjonaj është bërë me skuadër të re.

Ai është huazuar në Premierligën angleze nga Ingolstadi i Bundesligës 2.

Florenti do të vesh fanellën e skuadrës së promovuar në elitën e futbollit anglez, Huddersfield FC, raporton Gazeta Olle.

Lajmi është konfirmuar edhe nga klubi anglez, që ka bërë me dije se lojtari do të luajë në formë të huazuar.

Hadërgjonaj nuk do të jetë pjesë e Kosovës as në ndeshjet e shtator, duke dhënë shenja përfundimtare se ai do të luajë për Zvicrën.

hadergjonaj