Çmime super të çmendura për ndeshjen e Superkupës, që luhet në Shkup (FOTO)

Superkupa e Evropës ndërmjet Real Madridit dhe Manchester Unitedit, do të luhet më 8 gusht në Shkup, dhe ky është rast i artë për shqiptarët e Kosovës të shohin nga afër yjet e të dyja skuadrave.

Mirëpo, çmimi i biletave, është super i lartë. Sipas një përgjigje të kthyer nga UEFA për një blerës nga Kosova, dhe të siguruar nga Gazeta Olle, bileta më e lirë është 695 euro për kategorinë e katërt.

Për t’u ulur në kategorinë e tretë, çmimi është 795 Euro, për kategorinë e dytë 875 Euro, dhe kategoria e parë, 995 Euro, shkruan Gazeta Olle.

Sipas përgjigjes së UEFA-s, nuk pritet të ketë ulje të çmimit të biletave.

Ndeshja luhet në stadiumin Filipi i Dytë në Shkup.

Reali vjen si fitues i Ligës së Kampionëve, kurse Manchester United, si fitues i Ligës së Evropës.

qmimet

 

filipi

ronaldo