Çeferin: Vokrri mik i madh i imi, në Kosovë erdha për infrastrukturën

Presidenti i UEFA-s, z. Aleksander Çeferin, i shoqëruar nga zyrtarët e UEFA-s Zoran Lakoviç, Luka Zajc dhe Zlatko Pavlica, të cilët në aeroportin “Adem Jashari” në Prishtinë u  pritën dhe mirëseardhje u dëshiroi presidenti i FFK-së, z. Fadil Vokrri i shoqëruar nga nënpresdienti Agim Ademi, anëtari i KE Agron Mustafa dhe sekretari i përgjithshëm Eroll Salihu.

Presidenti i FFK-së, Fadil Vokrri ka falënderuar presdientin Çeferin për këtë vizitë që për futbollin e Kosovës është historike dhe shumë domethënëse dhe pas një bisede të shkurtër në ambientet e aeroportit, delegacioni mori rrrugë për në selinë e FFK-së, ku presidentit Vokrri, e njohu presidentin Çeferin për zhvillimin e futbollit, përparësitë dhe vështirësitë me të cilat po ballafaqohet FFK-ja.

Por, pas pranimit në UEFA dhe FIFA gjendja dukshëm është përmirësuar dhe po vazhdon të përparojë falë edhe ndihmës që po japin këto dy institucione.

FFK-ja po punon fortë  në përmirësimin e kushteve, përmirësimin e infrastrukturës si dhe në organizimin dhe ngritjen profesionale të zyrtarëve, gjyqtarëve e trajnerëve. Po ashtu po punojmë edhe në zhvillimin e futbollit të femrave dhe futsallit. Unë edhe njëherë ju falënderoj për gjithë mbështetjen që keni dhënë si president i UEFA-s por edhe sa ishit president i FF të Sllovenisë, tha Vokrri.

Nga ana e tij presidenti i UEFA-s z. Aleksander Çeferin tha: “Ndejehem shumë i privilegjuar që pata mundësi ta vizitojë Kosovën si federatë dhe përgëzoi presidentin Vokrri, legjendën e futbollit tuaj të cilin e kam mik të madh. Po shoh një vullnet për  zhvillimin e futbollit. UEFA do të jetë mbështetëse e fortë dhe ne jemi të vetëdijshëm se si Federatë e pranuar vonë, keni nevojë për shumë gjëra e ne do të jemi gati gjithmonë t’u dalim në ndihmë për të ecur para. Unë zgjodha Kosovën ta vizitojë së pari, pasi doja ta shihja edhe infrastrukturën e cila nuk është në nivel të mirë. Kosova ka të ardhme në futboll”, tha Çeferin në konferencën për shtyp.

Slloveni deklaroi se UEFA do të ndihmojë FFK-n edhe në infrastrukturë.

Ai u pyet edhe për formimin e Ligës Rajonale, për të cilën tha se për shkak të situatës politike nuk është e mundur të bëhet për momentin.

Presidenti Çeferin dhe delagacioni vizitoi të gjitha zyrat dhe zyrtarët e FFK-së si dhe shprehu admirimin e tij duke thënë se në Federatën sllovene kemi filluar më 1991 me një zyre.

ffk

Presidenti Çeferin në stadiumin e  Prishtinës

Pas vizitës në kryeminstri delegacioni i UEFAs- vizitoi  stadiumin e Prishtinës i cili po renevohet për t’u përgatitur për  ndeshjet ndërkombëtare. Presidenti Çeferin u nda i kënaqur me nivelin e punimeve si dhe me cilësinë e ndërtimit. UEFA ka dhënë kontributin e saj me mbikëqyerjen dhe këshillat rreth ndërtimit. Në stadium ishte i pranishëm edhe drejtori i Prokurimit të MKRS-së z, Burim Reçica për të treguar nivelin e investimeve si investitor kryesor i këtij renovimi. Presidenti i UEFA-s me bashkëpunëtorët e tij vizitoi edhe muzeun e Pavarësisë, afër Stadiumit të Qytetit.

vokrri

qeferinivokrri stadiumipr vokrri qeferinii qeferinierolli qeferini qeferin3 isamustafa dumoshi agronshosholli