Alushi: Kemi pasur disa probleme, kjo nuk është mirë të ndodh

Mesfushori me përvojë i Kosovës, Enis Alushi, ka folur për problemet në të cilat hasi Kosova gjatë seancave stërvitore.

“Ne e dimë vështirësinë e kësaj ndeshje, e dimë kualitetin e kundërshtarit. Por, mendoj që ne jemi shumë mirë të përgatitur për kualitetin me të cilin përballemi nesër. Kemi pasur edhe disa probleme jashtë ekipit tonë, jo vetëm shkaku i lëndimeve, por edhe në mënyrën organizative, sepse nuk kishim kushtet optimale për përgatitje në Kosovë për t’u përgatitur për këtë ndeshje. E kam fjalën për problemet si fushat, që nuk janë optimale për përgatitje”, tha Alushi në konferencën për shtyp, raporton Gazeta Olle.

Alushi po ashtu zbuloi edhe një problem tjetër, gjë që sipas tij nuk është dashur të ndodh.

“Po ashtu rrugët nga Prishtina në Mitrovicë dhe nga Mitrovica në Shkodër, gjithë ato rrugë nuk është optimale për përgatitje për nesër, por mendoj që edhe këto muajt e ardhshëm duhet të përballemi me ato dhe të përgatitemi sa më mirë dhe të tregojmë në fushë ndeshje të mirë, pavarësisht organizimit”, shtoi Alushi.

alushi