Fenerbahce publikon lamtumirën e Vedat Muriqit nga Ura e Bosforit

Largimi i Vedat Muriqit nga Fenerbahce është përcjell me respekte nga skuadra e madhe turke. Si rrallë herë në futboll, ndarja e Vedatit me gjigantin turk është bërë në mënyrë tejet burrnore.

Pasi nënshkroi me Lazion, Muriqi është kthyer në Stamboll për t’u ndarë përfundimisht me ish-skuadrën e tij.

Nga ura e Stambollit, Muriqi është paraqitur në një video lamtumirëse me presidentin e skuadrës dhe legjendën e futbollit turk, Emre Belezoglu.

Me një video më të gjatë se 2 minuta, tre protegonistët japin një shembull të mirë të ndarjes, duke shprehur respekt për njëri tjetrin.

Kjo është një dëshmi e fuqishme se përveç anës sportive, ylli kosovar ka lënë respekt të madh edhe nga ana njerëzore të Fenerbahce.