Gjilani e Prishtina luajnë vetëm një ndeshje, takimet luhen më 20 gusht

Dy skuadrat tjera kosovare që do ta përfaqësojnë Kosovën në arenën ndërkombëtare, Gjilani dhe Prishtina, i kanë mësuar kundërshtarët e parë në kualifikimet për Ligën e Evropës, transmeton Gazeta Olle.  

Skuadra që përfundoi e dyta në Superligë, Gjilani, do të takohet me ekipin e Tre Penne të San Marinos.

Ndërkohë, Prishtina do të përballet me Lincoln Red të Gjibraltarit.

Për dallim nga herat tjera, shkaku i pandemisë luhet vetëm një takim.

Si Gjilani ashtu edhe Prishtina, luajnë mysafir.

Takimet luhen më 20 gusht, shkruan Gazeta Olle.

 

Shorti është mbajtur prej orës 13:00 në ambientet e UEFA-s. /Gazeta Olle/