Drita merr rezultatin e testeve, por i del një problem

Drita ka marrë sot rezultatet për Covid 19, por u ka dalë një problem.

17 persona do të ritestohen sërish, sipas njoftimit të Dritës.

“E njoftojme te gjithe opinionin e gjere qe klubi jone dje(e merkure) i ka kryer testet per Covid-19 per 32 pjestare te klubit qe do te udhetojne ne Nyon te Zvicrës.

Sot ne oret e pasdites kane dal rezultatet negative ndërsa nga IKSHPK eshte kerkuar qe 17 persona te ritestohen per shkak te sigurisë, sepse ne do te jemi pjesmarrës ne nje kompeticion te rëndësishëm”, njofton Drita, raporton Gazeta Olle.

Rezultatet për të ritestuarit do të dalin në mbrëmje rreth ores 21:00.