Ronaldo shënon golin e parë në vitin 2022, Man Utd rikthehet te fitoret

Manchester Unitedi i është gëzuar fitores në Ligën Premier duke e mposhtur skuadrën e Brighton & Hove Albion (2-0) në Old Trafford.

Jakub Moder ishte i rrezikshëm me disa raste në fraksionin e parë për mysafirët, ndërkohë që Jadon Sancho rrezikoi për vendasit. Sidoqoftë gjysma e parë nuk prodhoi gola.

Në gjysmën e dytë, Cristiano Ronaldo shkoi drejt kundërshtarëve, krijoi hapësirë dhe shënoi një gol të bukur (51’), për t’iu rikthyer realizimit pas mungesës për gjashtë ndeshje.

Menjëherë pas, vizitorët mbetën me një lojtar më pak në fushë, pasi me konsultimin e VAR-it, Lewis Dunk u përjashtua nga loja.

Ronaldo ka mundur ta dyfishojë epërsinë me një goditje me kokë, mirëpo portieri Robert Sanchez bëri të satën pritje për t’ia mohuar golin e dytë. Në vijim Bruno Fernandes dhe sërish CR7 i patën mundësitë e tyre, derisa Jakub Moder e goditi shtyllën.

Dëshira e Djajve të Kuq për fitore u kompletua me golin e dytë të realizuar në minutat shtesë (90’+7) nga Bruno Fernandes. Asistimi ishte i Paul Pogbas, i cili u inkuadrua në pjesën e dytë.

Falë kësaj fitoreje, Manchester Unitedi është ngritur në pozitën e katërt në renditje me dy pikë më shumë se West Ham Unitedi. Ndërkaq, Brightoni mbetet në vend të nëntë në renditjen tabela.

Mbappe hero, PSG mposht Real Madridin në frymën e fundit në ‘Parc de Princes’

“Ishulli i piratit, Vedat Muriqi” – Marca i bën bujë pankartave për sulmuesin tonë