FC Struga njofton ndërprerjen e bashkëpunimit me sulmuesin Dejan Cvetanoski dhe portierin Urosh Djuriç. Me të dy lojtarët klubi shqiptar ka rënë dakord për ndërprerjen e bashkëpunimit.
Kontrata e Cvetanoskit skadonte në fund të sezonit, derisa Urosh Djuriç kishte kontratë deri verën e vitit 2023. Ky i fundit gjashtë muajt e kaluar ishte pjesë e Egnatias në Kategorinë Superiore.
Cvetanoski pjesë e Struga Trim Lum u bë verën e vitit 2018-të, kur arriti nga rradhët e Renovës, derisa Djuriç na u bashkua verën e vitit 2019-të, po ashtu nga Renova.