Te Prishtina nuk mungon vetëbesimi për ta mposhtur Dritën në ndeshjen e Kupës

Prishtina zhvillon ndeshjen më të rëndësishme deri më tani në këtë edicion.

Rezultati i ndeshjes së parë pa gola ndaj Dritës i detyron dy skuadrat të luajnë pa shumë kalkulime në këtë përballje të dytë ku fitorja në 90-minutat e rregullt, me çfarë do rezultati, dërgon në finale, ndërsa çdo barazim në pjesën e rregullt dërgon duelin në shtesa, apo në fund në penallti

“Skuadra në fundjavë ka arritur fitore në kampionat duke ngritur vetëbesimin dhe duke forcuar besimin se mund të ia del të kualifikohet në finalen e 12-të në histori të klubit”, thuhet në njoftimin e Prishtinës.

Me rivalin, Dritën, bardhekaltërtit në periudhën e fundit nuk kanë rezultate pozitive ku nga 12 ndeshjet e fundit kanë arritur vetëm tre fitore, tre barazime dhe gjashtë  humbje, por në bilancin e përgjithshëm nga 66 ndeshje, Prishtina ka 10 fitore më shumë, 27 kundrejtë 17 humbjeve dhe 22 barazimeve me goldallim +22, 76:54.

Prishtina dhe Drita për Kupë janë takuar në pesë takime duke llogaritur ndeshjen e parë të kësaj gjysmëfinale dhe kryeqytetasit nuk kanë pësuar asnjëherë duke arritur 3 fitore e 2 barazime duke fituar një finale, një kalim tutje në gjysmëfinale, një çerekfinale dhe kjo është përballja e katërt për rrugën drejt trofeut.

Hadërgjonaj, Bytyqi e Muçi ndër më të mirët e javës në Superligën turke

Ramadani pret nga lojtarët angazhim maksimal ndaj Prishtinës