Festa me flamur e Krasniqit në Malejzi (FOTO-VIDEO)

Ndoshta pak nga ne kemi vizituar Malajzinë ose pak banor nga ky shtet kanë dëgjuar për Kosovën dhe Shqipërinë, por tani e tutje do të dëgjojnë shumë.

Pasi mesfushori shqiptar i Përfaqësueses së Kosovës, Liridon Krasniqi u transferua atje dhe shënoi gol qysh në ndeshjen e tij të dytë, menjëherë ka treguar se nga vije.

Ish-anëtari i Kombëtares U21 të Shqipërisë aktivizohet tek skuadra Kedah ndërsa pas ndeshjes së djeshme ka bërë një gjest të madh.

Krasniqi ka nxjerrë një fanellë të kuqe me shqiponjën dy krenare duke i treguar mbi 30 mijë spektatorëve prejardhjen e tij.

Promovim i madh i flamurit më të bukur në botë, dhe futbollistët shqiptarë nëpër botë vazhdojnë të na bëjnë krenar dhe të na zbardhin fytyrën si shqiptarë. /Telegrafi/

KR