Trajneri i Prishtinës zbulon pse e mori në telefon Drilon Hajrizi

Trajneri i Sigal Prishtinës, Antonios Constantinides, ka zbuluar se basketbollisti mitrovicas, Drilon Hajrizi, që djersit fanellën e ekipi të Pejës, i ka dërguar mesazh, njofton GazetaOlle.com

Ky i fundit ka thënë se arsyeja e këtij mesazhi ishte dëshira e lojtarit për të përfaqësuar Kombëtaren e Shqipërisë, në eliminatoret e evropianit. “Hajrizi më ka dërguar një mesazh duke treguar se është i gatshëm të përfaqësoj Shqipërinë, në eliminatore, por pasi kam kuptuar që i duhet të pajiset me pasaportë shqiptare kemi hequr dorë”, zbuloi Constantindes.