Superliga LIVE: Drita – Drenica dhe Dukagjini – Ferizaj

Superliga e Kosovës vazhdon sot me ndeshjet e xhiros së 27-të, ku dy janë në program për tu zhvilluar.

Drita kërkon të rikthehet te fitoret në kampionat pas barazimit me Malishevën dhe përballë do ta ketë skuadrën e fundit në tabelë, Drenicën.

Gjilanasit kërkojnë tre pikët për tu rikthyer në krye të kampionatit, nga ana tjetër Drenica është në gjendje të rëndë dhe në rast se nuk merr pikë në Gjilan do t’i vështirësohen edhe më shumë gjasat për shpëtim.

Duel shumë interesant pritet të zhvillohet edhe në Klinë, ku Dukagjini përballet me Ferizajn.

Superliga LIVE:

Drita – Drenica 3:0

(38′ Zeka (Dr) karton i kuq, 58′ Vitija 1-0,75′ Baftiu 2-0, 79′ Jashari 3-0,)

Dukagjini – Ferizaj 3:1

(7′ Bardhi 0-1 , 10′ Hugo 1-1, 59′ Santos 2-1,76′ Otto John 3-1,  )

Zhegrova fantastik, shënon dy gola të jashtëzakonshëm për fitoren e Lilles (Video)

I gjithë stadiumi në këmbë duke thirrur emrin e Zhegrovës, ylli i Kosovës ngjitët lartë në tribuna dhe feston me tifozët (Video)