Useini: Do të jetë ndeshje e vështirë ndaj Llapit, por ne duam vetëm fitore

photo by: @Shpend Ahmeti
Llapi dhe Prishtina do të përballen nesër (e dielë) në kuadër të javës së 22-të të Albi Mall Superligës.
Dy ekipet kosovare kanë objektiva të ndryshme. Llapi synon fitore e cila i mundëson kreun e tabelës, ndërsa Prishtina dëshiron  vetëm pikët maksimale që të kthehet te fitorja.
Llapi ka pesë ndeshje që nuk dinë për humbje, kurse kryeqytetasit kanë lëshuar pikë me barazim dhe humbje në dy xhiron e fundit.
E optimist për fitoren e Prishtinës është Muhamet Useini, i cili thotë se pa marrë parasysh formën e Llapit, do të kërkojnë vetëm tre pikë.
Do të jetë ndeshje e vështirë, sidomos duke e parë ecurinë e Llapit, mirëpo besoj se kemi pasur kohë këto tre ditë të marrim vetën për të reflektuar duke punuar akoma edhe më shumë, e duke e ditur që Prishtina është klubi më i madh në vend, është normale që ne në çdo ndeshje të hyjmë vetëm për fitore, pa marrë parasysh kundërshtarin” thuhet në postimin e Prishtinës.
Adhuruesit e futbollit do të kenë mundësi t’i ndjekin edhe dy ndeshje interesante mes Dritës dhe Dukagjinit si dhe derbi tjetër Liria – Fushë Kosova. /Gazeta Olle/

Përforcimi më i ri i Bashkimit vjen me karrierë nga NBA

Hajrizi optimist për fitoren e Kosovës: Duam rezultat pozitiv edhe ndaj Azerbajxhanit