Liria blindon me kontrata futbollistët, të cilët i sheh si të ardhme

Liria e Prizrenit ka blinduar një mori lojtarësh të rinj, të cilët sipas klubit prizrenas janë e ardhmja e Lirisë.

Blerim Sahitaj, Edison Rakaj, Osman Laqi, Endrit Berisha e Fatjon Kuqi, kanë vënë firmën me bardhezinjtë, për periudhën tre vjeçare.

“Kemi nënshkruar kontrata me lojtarët e rinj:Sahitaj, Rakaj, Laqi, Berisha e Kuqi, që janë futbollistë me perspektivë. Ne, si klub presim shumë nga ta, në të ardhmen.Këta vijnë nga shkolla jonë e futbollit. I njohim cilësit e tyre dhe presim me punë të dëshmohe”, tha pas nënshkrimit të kontratave me futbollistë Erxhan Dana, drejtor, njofton Liria, raporton Gazeta Olle.

Në emër të futbollistëve nënshkrues, falënderoi Blerim Sahitaj.’Jemi të lumtur për mundësinë dhe arritjen e marrëveshjes.Shpresojmë që të dëshmohemi dhe bashkarishtë të arrijmë suksese’, tha ai.

Liria e nisi kampanjën e stinorit me perspektivët.

Ditët në vijim priten emra të rinjë e të dëshmuar.