Ibra e shpëton Milanin nga humbja me gol në minutat shtesë

Milani ka arritur krejt në fund të marrë një barazim të vlefshëm 1-1 në udhëtim te Udinesë në ndeshjen e vlefshme për javën e 17-të në Serie A.

Ekipi i Stefano Piolit nuk ka arritur fitoren e tretë radhazi në kampionat, pasi është ndalur me barazim në udhëtim te Udinese në ‘Dacia Arena.

Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me lojë më konkrete të vendasve, edhe pse Milani e qarkullonte topin dhe mundohej të krijonte.

Megjithatë, goli i vetëm në pjesën e parë erdhi në minutën e 17-të të ndeshjes me anë të sulmuesit Beto, i cili shënoi për epërsinë e Udineses 1-0.

Në fakt, Milani e gjeti golin e barazimit në minutën e 42-të me anë të Theo Hernandez, por ky gol u anulua shkaku i pozitës jashtë loje.

Në pjesën e dytë, Milani ishte skuadër më e mirë, por jo edhe aq konkrete, ndërsa edhe vendasit ishin të rrezikshëm me kundërsulme.

Megjithatë, edhe përkundër disa rasteve, shifrat mbeten të pandryshuara deri në minutat shtesë kur në skenë doli veterani Zlatan Ibrahimovic, i cili shënoi për 1-1 dhe ky doli të ishte rezultati përfundimtar.

Pas këtij barazimi, Udinese e sheh veten në pozitën e 15-të më nëntë pikë, ndërsa Milani mbetet në vendin e parë me 39 pikë, por Interi dhe Napoli mund ta kalojnë nesër (e diel) pasi kanë ndeshje për të zhvilluar.

Në ndeshjen e ardhshme, Milani luan në shtëpi ndaj Napolit, ndërsa Udinese udhëton te Cagliari.

Lilaj kërkon largimin nga Prishtina pasi që klubi ia ka borxh katër rroga, futbollisti nuk do t’i hedh në gjyq

Kryendeshja në Therandë, luhet për vendin e parë