Shqiperia aranzhon miqësore me Ukrainën

Zyrtare, miqësore Shqipëri-Ukrainë më 3 qershor.

Sipas burimeve te sigurta te “Sport Ekspres”, Federata Shqiptare e Futbollit ka arritur marrëveshjen me homologët ukrainas për të zhvilluar një miqësore midis dy kombëtarëve në kuadër të përgatitjeve për finalet e Evropianit “Francë 2016”.

Sipas akordit, takimi Shqipëri-Ukrainë do të luhet më datën 3 qershor në stadiumin e Bergamos “Atleti Azzurri d’Italia” dhe do të nisë në ora 20:30.