Trepça ’89 mposht me lehtësi Gjilanin

Ka përfunduar ndeshje e xhiros së 26 të Superligës së Kosovës, në futboll ku Trepça ’89 ka shënuar fitore bindëse  ndaj Gjilanit, të cilën e mposhti me rezultat 3:1.

Trepça ’89 – Gjilani 3:1

90’ Trepça ’89 ka shënuar fitore me rezultat 3:1 ndaj Gjilanit në një ndeshje të cilën e dominuan vendasit.

82’ Gjilani është duke kërkuar të ngushtoj rezultatin. Mysafirët kishin disa mundësi të mira por pa ndonjë sukses.

GOL 60’ Gjilani ka ngushtuar rezultatin në 3:1 me anë të Alban Rexhepit i cili pas një depërtimi fantastik realizoj gol të bukur.

GOL 50’ Trepça ’89 ka shënuar golin e tretë ndaj Gjilanit me anë të sulmuesit Akinyemi që realizoj golin e tij të dytë në këtë takim.

46’ Ka nisur pjesa e dytë e ndeshjes Trepça ’89 – Gjilani, me një dominim të lehtë të vendasve.

45’ Është mbyllur pjesa e parë në Mitrovicë, me rezultat 2:0 në favor të Trepçës ’89 ndaj Gjilanit.

Gol 42’ Trepça 89’ pas një aksioni të bukur Mërgim Pefqeli realizoi për 2:0, pas një asistimi nga Shpëtim Idrizi.

Gol 40’ Trepça 89 realizoi për 1:0 kur në zonë Potoku për mrekulli harkoi për Akinyemi që realizoi për 1:0.

29’ Skuadra vendase është duke dominuar në këtë ndeshje duke krijuar disa raste të mira shënimi të cilat nuk arriti t’i konkretizonte

16’ Trepça ’89 kishte mundësi të mirë kur pas një pasimi fantastik nga Pefqeli, sulmuesi Akinyemi, doli i vetëm me portierin por pa sukses

11’ Mergim Pefeqli me një goditje të fortë në zonë nuk arrin të gjej golin, topi pranë shtyllës së djathtë të portierit Kaqiu.

1′ Nis ndeshja në Mitrovicë dominim i lehtë i skuadrës së Gjilanit

Trepça 89’: Beqiri, Idrizi, Potoku, Turku, Akinyemi, D. Mustafa, Sh. Idrizi, Mustafa, Asani, Pefqeli, Kurtishaj. Trajner: Gani Sejdiu.

Gjilani: Kaqiu, Sackey, A. Hyseni, E. Hyseni, Shala, Kera, Shabani, Rexhepi, Shaqiri, Salihu, Haxhimusa. Trajner: Jetullah Arifi