Superliga Live: Mbyllen tri ndeshjet, Feronikeli forcon kreun

Feronikeli e ka fituar ndeshjen shumë të rëndësishme ndaj Llapit 1:0 në “Rexhep Rexhepi”, me golin e Përparim Livorekës.

Fitore e madhe edhe për Dritën, që mposhti Prishtinën 1:0 me golin e Xhevdet Shabanit.

Tri pikë të vlefshme i ka marrë edhe Drenica, që mundi Vushtrrinë 2:1, falë dy golave të Sami Gecit, i cili e zhvleftësoi barazimin e përkohshëm të Daut Maxhunit.

Feronikeli-Llapi 1:0

Mbyllet ndeshja

89′ Llapi tenton përmes Benjamin Eminit, por Flamur Neziri e shpëton Feronikelin.

80′ Lojë e hapur në Drenas, po sulmohet në të dyja portat.

55′ Behar Maliqi i Feronikeli harkon, sulmuesi Isa Eminhaziri, dështon për pak për ta dërguar topin në rrjetë.

50′ Sërish provon Feronikeli, kësaj radhe përmes Mark Milicajt që tenton nga ‘goditja’ e lirë nga ana e djathtë, por Afrim Ademi fluturon për ta larguar topin që po shkonte në portë.

46′ Nis pjesa e dytë.

Mbyllet pjesa e parë 

35′ Feronikeli provon ta shënojë edhe golin e dytë përmes mesfushorit Behar Maliqi, por ‘gardiani’ Afrim Ademi nuk e lejon një gjë të tillë.

GOL: 16′ Feronikeli kalon në epërsi. Mark Milcaj depërton nga e djathta, shërben në zonë Përparim Livorekën që shënon me një goditje të saktë.

5′ Kundërpërgjigjet Feronikeli me Isa Eminhazirin, nuk ka gol.

2′ Rrezikon Llapi, godet Ilir Blakoqri, por nuk ka gol

1′ Nis ndeshja.

Formacionet zyrtare

Feronikeli: F. Neziri, A. Thaqi, H. Shala, F. Gërbeshi, A. Limani, B. Shabani, M. Milicaj, B. Maliqi, A. Bardhi, I. Eminhaziri, P. Livoreka. Trajner: Afrim Tovërlani.

Llapi: A. Ademi, D. Jashari, E. Sinani, V. Kuka, I. Blakqori, H. Namani, K. Shabanaj, V. Zogiani, M. Boshnjaku, E. Zabërgja, B. Emini. Trajner: Tahir Batatina.

Gjyqtarë: K.Vula, B.Morina, R.Hyseni, M. Baliu.

 

Drita-Prishtina 1:0

Mbyllet ndeshja

GOL: 87′ Drita kalon në epërsi. Xhevdet Shabani e kalon mbrojtësi Gentrit Dumani për të shënuar në portën e Granit Kolshit.

85′ Mbetet pa gola në Gjilan.

65′ Prishtina tenton përmes Dren Gashit. Nuk ka gol.

61′ Drita tenton përmes Florim Berishës, mirëpo goditja e tij nuk ishte e saktë.

57′ Prishtina krijon rast të mirë, depërton Kreshnik Lushtaku, kërkon penallti, por gjyqtari Bajram Gashi nuk mendon kështu.

46′ Nis pjesa e dytë.

Mbyllet pjesa e parë 

30′ Drita provon të kalojë në epërsi përmes Xhevdet Shabanit, mirëpo nuk ka gol, mbetet 0:0.

12′ Tenton Drita. Kapiteni Armend Kastrati tenton nga 16-17 metra, pret portieri i Prishtinës, Granit Kolshi.

1′ Nis ndeshja me pesë minuta vonesë.

Formacionet zyrtare

 

Drita: Halimi- Baxhuku, Hashani, Haliti, Tusuni, Sejdiu, Berisha, Kastrati Shillova, Shabani, Murati. Trajner: Sadat Pajaziti.

Prishtina: Kolshi – Thaqi, Miloviç, Kukaj, Dumani – Boshnjaku, Dajaku, Elshani – Lushtaku, Dren Gashi, L. Osmani. Trajner: Sami Sermaxhaj.

Gjyqtarë: B. Gashi, E. Baliqi, G. Mehmeti, L. Mustafa.

 

Drenica-Vushtrria 2:1

Mbyllet ndeshja

 

90+ Shënon Vushtrria, por anulohet goli për shkak të pozitës jashtë loje.

GOL: 90+ Shënon Drenica nga penalltia përmes Sami Gecit.

90+ Penallti për Drenicën.

GOL: 81′ Brazon Vushtrria në Skënderaj, realizon Daut Maxhuni.

60′ Nuk ka ndryshim rezultati.

50′ I posa inkuadruari në lojë, Kastriot Mehmeti (zëvendësoi Endrit Maloku te Drenica), pati rast ideal për ta ngritur rezultatin në 2:0, por gjuajti pranë portës.

46′ Nis pjesa e dytë.

Mbyllet pjesa e parë

45′ Në dy minutat e fundit të pjesës së parë, Drenica pari edhe dy raste përmes Drilon Osmanit e Granit Arifajt. Ky i fundit ishte i vetëm me portier, por gjuajtja e tij ishte e plogësht.

GOL: 36′ Drenica kalon në epërsi. Ka shënuar kapiteni Sami Geci, pas një tollovie në zonën e portierit vushtrrias, Ridvan Beqiri.

30′ Vazhdon rezultati i bardhë në Skënderaj

15′ Drenica provon të shënojë e para. Sulmuesi Granit Arifaj tenton me një goditje, mirëpo nuk kemi gol.

1′ Nis ndeshja.

Formacionet zyrtare

Drenica: Ymeri, Sh.Lushtaku, Bejta, Geci, Maloku, A.Thaqi, Syla, Osmani, Tahiri, Rexhaj, Arifaj. Trajner: Valdet Shoshi.

Vushtrria: Beqiri, Izmaku, Pantina, D. Maxhuni, Aliou Traore, Halimi, Latifi, Feka, Krasniqi, Prekopuca, A.Maxhuni. Trajner: Rizvan Jetullahu.

Gjyqtarë: S. Isufi, L. Muhadri, B. Rama, N. Rraci.