222 javë jashtë

Mesfushori i pafat francez Abou Diaby përfundimisht do të ndahet me Arsenalin. Ai ka patur dje takim me zyrtarët e skuadrës dhe se është vendosur shkëputja e kontratës së tij.

Diaby në 10 vitet e fundit ka 42 lëndime në pjesë të ndryshme të cilat kanë ndikuar që lojtari të jetë jashtë fushave plot 222 javë. Diaby do të largohet me të përfunduar ky edicion i Premierligës.

Lëndimi i tij i fundit thuhet se do të shërohet brenda dy muajsh, por që topçinjtë nuk do ti besojnë më atij, shkruan indeksonline.