Prishtina e Trepça ’89, me një këmbë në finale

Prishtina ka mundur 3:0 Llapin, në ndeshjen e parë gjysmëfinale të DigitAlb Kupës së Kosovës. Me këtë fitore, bardhekaltërit janë pranë kalimit në finale. Të gjithë golat u shënuan në pjesën e dytë.

Në ndeshjen tjetër, Trepça ’89 mundi Dritën 1:0, falë golit të minutave shtesë të Fiton Hajdarit.

Ndeshjet e kthimit luhen pas dy javësh.

 

Kronika

Prishtina – Llapi 3:0

90+3′ Mbyllet ndeshja.

90+3′, GOL: 3:0. Labinot Osmani sërish realizon, këtë herë me kokë pas harkimit të ardhur nga e djathta, dalje e gabuar e portierit Ademi, dhe gol nga afër i Osmanit.

84′ Qëndrim Sejdiu për pak nuk shënoi autogol, i cili në tentim për ta larguar rrezikun, e qoi atë drejt Halimit të sigurtë.

79′ Çfarë rasti për Llapin. Super aksion, por Hamdi Namani tregohet i pafat, goditja e tij ndalet nga një mbrojtës i Prishtinës, që shpëtoi goltë sigurt. Mbetet 2:0

76′ PENALLTI dhe GOL: Kreshnik Lushtaku ndalet nga Dardan Jashari, gjyqtari Bajram Gashi tregon në pikën e bardhë. Labinot Osmani shënon dhe 2:0.

68′ GOL: Realizon Prishtina. Armend Thaqi kalon Prishtinën në epërsi me gjuajtje mjeshtërore nga 10 metra. Asistim perfekt i Labinot Osmanit.

65′ Ndërrim te Prishtina. Del Khalid, hyn L.Osmani.

57′ Rasti më i mirë në ndeshje. Zabërgja bukur nga afërsia shërben Zogianin, i cili me kokë në portën e zbrazët nuk shënon duke gjuajtur mbi portë. Rast ideal i Llapit.

57‘ Dribllim i mirë i Kelmendit, por në fund nuk qëllon portën.

54′ Ndërrim te Prishtina, del Begolli, hyn Lushtaku.

47′ Khalid rrezikon për Prishtinën, por pa sukses.

– Nis pjesa e dytë

___

45+2′ Mbyllet pjesa e parë, rezultati 0:0.

43′ Mundësia më e mirë për Llapin. Edon Zeqiri del në pozitë të mirë nga e djathta, por topi qëllon rrjetën e jashtme.

30′ Ndërrim te Llapi. Del Neziri, hyn Zogiani.

23′ Kongolezi Khalid gjuan me kokë jashtë portës.

22′ Boshnjaku gjuan nga largësia, pret portieri i Llapit, Ademi.

14′ Rast ideal i Prishtinës. Petrit Osmani bukur shërben Armend Thaqin në të djathtë, por ai gjuan krejt huq.

10′ Dominim i Prishtinës, por pa krijuar ndonjë rast ideal.

– Nis ndeshja

Formacionet

Prishtina: Bekaj – Thaqi, Milloviç, Kukaj, Dumani – Boshnjaku, E. Krasniqi, P. Osmani – Begolli, Kelmendi, Abdul.
Llapi: Ademi – Kuka, Jashari, Haxhaj, Sinani, Emini, Zeqiri, Namani, Neziri, Mavriqi, Zaberxha.

Gjyqtar kryesor: Bajram Gashi

 

Trepça ’89 – Drita 1:0

– Mbyllet ndeshja. Trepça ’89 fiton 1:0. Finalisti vendoset në Gjilan.

90+2′ GOL. Fiton Hajdari realizon pas asistimit të mirë të Blerand Kurtishajt nga e majta.

90+4′ Gjyqtari shumë korrekt, Genc Nuza tregon katër minuta shtesë

90′ Dominim i madh i 89-shit, por assesi të gjejnë formulën e golit.

80′ Drita me kundërsulme po tregohet mjaft e rrezikshme, sidomos përmes Xhevdet Shabanit.

75′ Dominojnë vendasit, por Drita me mjaft kujdes po e ruan rezultatin. Mbetet 0:0

58′ Mërgim Pefqeli gjuan mirë, por topi shkon pak mbi portën e Halimit.

56′ Ndeshja fillon, dhe Halimi vendos ta vazhdojë lojën, përkundër lëndimit.

55′ Lëndohet portieri i Dritës, Betim Halimi, që deri tani ishte heroi i ndeshjes.

– Nis pjesa e dytë

____45+2‘ Mbyllet pjesa e parë, s’ka gola në “Riza Lushta”

40′ Alban Shillova i Dritës gjuan mirë nga e djathta, por Beqiri sërish pret.

23′ Mbetet 0:0. 89-shi vazhdon të dominojë.

15′ Drita tani lëshon rast, por Alban Shillova nuk arrin të mposhtë Arben Beqirin, që me mund të madh dëbon topin.

14′ Shpëtim Idrizi nga e majta gjuan me të parën, por pa saktë.

11′ Bujar Idrizi i vetëm me portieri nuk arrin të mposht të disponuarin Halimi.

5′ Drita po përkrahet nga dhjetëra tifozë, “Intelektualët”, që kanë udhëtuar në Mitrovicë.

2′ Trepça ’89 lëshon mundësi të mirë përmes Blerand Kurtishajn, i cili mirë gjuajti, por portieri Betim Halimi nuk u befasua.

– Nis ndeshja

 

Formacionet

Trepça ’89: Beqiri, Idrizi, D.Mustafa. A.Mustafa, AsaniTurku, Potoku, B.Idrizi, Sh.Idrizi, Pefqeli,  Akiniemi, Kurtishaj.

Drita: Halimi, Berisha, Tusuni, Sejdiu, Baxhuku, Ajdari, Ramadani, Kelmendi, Shillova, Shabani, Murati.

Gjyqtar kryesor: Genc Nuza